Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhje, Prokurori i Përgjithshëm amerikan tërhiqet nga hetimi
Prokurori i Përgjithshëm i cili ishte duke zhvilluar hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Jeff Sessions, do të dorëhiqet.

"E ndiej se nuk duhet të përfshihem në hetimin e një fushate në të cilën unë kisha një rol," ka thënë Sessions gjatë një konferencë për shtypi të enjten pasdite.

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas disa thirrjeve që ai të jepte dorëheqjen ose të tërhiqej nga procesi i hetimeve, por që ai këmbëngul se nuk është takuar me zyrtarë rusë për të diskutuar mbi fushatën elektorale.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha të enjten se "nuk ishte në dijeni" që Prokurori i Përgjithshëm të kishte patur kontakt me ambasadorin rus gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori