Një vit pa Hueyda el Saied, bashkëshorti i saj prek me fjalët: Na mungon shumë!

Sot bëhen një vit që nga ndarja nga jeta e artistes së njohur shqiptare Hueyda el Saied për shkak se vuante nga një sëmundje të rëndë.

Bashkëshorti i saj Thierry, ka postuar një video në Instagramin e saj, me mometet më të bukura familjare dhe shkruan se atij dhe Gabrielit u mungon shumë.

“Na mungon shumë…!! Një vit ka kaluar pa dëgjuar zërin tënd, pa dëgjuar të qeshurën tënde, pa parë buzëqeshjen tënde… por je ende në zemrat tona, në mendjet tona, në shpirtrat tanë përgjithmonë! Të duam, Gabriel & Thierry”, ka shkruar ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

Pas ndarjes nga jeta të artistets, bashkëshortin e saj e kemi parë shpesh herë të bëjë dedikime që kanë përlotur rrjetin e madje ka marrë pjesë edhe në emisione shqiptare.

Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied tronditi thellë shqiptarët, të cilët kurrësesi nuk e prisnin një humbje në një moshë aq të re të saj.

Bashkëshorti i saj kujdeset tashmë për të voglin Gabriel, për të cilin ka marrë zyrtarisht edhe atësinë një vit para se Hueyda të ndahej nga jeta./albeu.com