Tërmet i frikshëm në Tiranë, ka dëme: Qytetarët braktisin banesat në panik
Ndodh në Meksikë: Çojnë plehra, marrin ushqim (FOTO LAJM)

Banorë të Mexico City-t mblidhen në një treg të qytetit për një shkëmbim të pazakontë: Ata kanë me vete qese apo thasë me plehra, dhe në këmbim të tyre, marrin ushqime të freskëta nga prodhues lokalë.

Bëhet fjalë për një nismë të bashkisë së qytetit, e cila synon të reduktojë problemin e maleve të tëra me plehra që prodhojnë 20 milionë banorët e tij.

Nga ana tjetër ndërkohë kërkon edhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi ndarjen e mbeturinave, sepse atyre që duan të marrin produkte të freskëtakëmbim, u duhet t`u dërgojnë plehrat, dhe u duhet ta ndajnë për shembull plastikën nga të tjerat.

Shtuar më 09/09/2019, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori