Ndihmësi i Trumpit ka folur me ambasadorin rus në ditën e sanksionëve
Michael Flynn, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka marrë një thirrje nga ambasadori i Rusisë, muajin e kaluar, në ditën kur presidenti, Barack Obama, i ka shpallur sanksionet e reja kundër Rusisë, për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

Washington Post, dhe agjencitë e lajmeve, Reuters dhe Associated Press, raportuan se një zëdhënës i Trumpit ka konfirmuar mbrëmë se këshilltari, Michael Flynn, kishte pasur së paku një thirrje telefonike me ambasadorin e Rusisë, Sergey Kislyak, në ditën e njejtë, kur ishin shpallur sanksionet dhe vendimi për dëbimin e 35 diplomatëve rusë.

Trump fillimisht tha se bisedat telefonike kanë ndodhur një ditë para shpalljes së sanksioneve më 29 nëntor, por më vonë ka pranuar se një thirrje ishte bërë në ditën e shpalles së valës më të re të sanksioneve amerikane kundër Rusisë./albeu.com/

Shtuar më 14/01/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori