Ndihmoi policinë nga kutia e kartonit, mediat në Francë e shpallin hero
Në momentin kur dy vëllezërit Cherif dhe Sadi Kouachi hynë në shtypshkronjë, 27-vjeçari Lilian Lepere u fsheh në një kuti kartoni dhe sinjalizoi policinë për çdo lëvizje të pengamrrësve.

Personat më të kërkuar të Francës, autorë të vrasjeve në redaksinë e revistës "Charlie Hebdo" nga pengmarrës u kthyen në "prenë" e Lepere, i cili i tregoi policisë ku ndodheshin vëllezërit franko-algjerianë, veprimet dhe fjalët e tyre në çdo minutë të 6 orëve që zgjati makthi në brendësi të shtypshkronjës në Dammartin-en-Goele, zonë tepër e njohur industriale.

Kështu sipas rrëfimit të tij, Said dhe Cherif Kouachi nuk vdiqën si martirë, por si frikacakë.

Në asnjë çast ata nuk e mësuan dot se trupave speciale po u dërgonte dikush informacion nga brenda për çdo lëvizje të tyre. Nga brenda, Lepere u dërgonte informacion policëve për vendndodhjen e terroristëve dhe për strukturën e godinës.

Për më shumë se gjashtë orë, dizajneri u dha atyre informacione kyçe, derisa situata përfundoi me vrasjen e terroristëve.

Ata dolën nga shtypshkronja duke qëlluar, por u vranë nga forcat speciale.

Leper doli i paprekur nga kjo situatë e vështirë. Ai është dërguar për një ekzaminim psikologjik pas këtij tmerri që ka përjetuar. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori