“Ndëshkuesi” i Filipineve: Do luftoj personalisht me ata që dhunojnë fëmijët dhe gratë!
Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, njihet për komentet ‘pikante’ dhe komunikim e drejtpërdrejtë, që pushton jo rrallëherë rrjetet sociale.

Por kësaj radhe ai shpreh i gatshëm të luftonte personalisht me kriminelët që dhunon gratë dhe fëmijët, nëse populli i tij nuk ndihej i sigurt nga policia filipinase.

“Ata që dhunojnë fëmijët, gratë, djemtë e … Nëse ju nuk dëshironi polici, unë jam këtu. Unë do t’i luftoj ata. Për të vërtetën. Nëse askush nuk guxon, do t’i mbështes në këtë luftë”, deklaroi ai.

Këto deklarata erdhën disa ditë pas njoftimit se Presidenti Duderte do të tërhiqte policinë nga lufta kundër trafikantëve të drogës, pas akuzave për dhunë që i kanë kushtuar jetën mijëra personave. /albeu.com/

Shtuar më 21/10/2017, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori