Ndërron jetë skenaristi i njohur, humbi betejën me sëmundjen e demencës
Ray Galton OBE, skenaristi i njohur ka ndërruar jetë në moshën 88-vjecare.

Në kulmin e viteve 1950-1970, ai dhe shkrimtari Alan Simpson shkruajtën disa skenarë klasikë si 'Hanock's Half Hour' dhe 'Steptoe & Son'.

Në vitin 2016, ai dhe Simpson u nderuan me cmimin më të lartë të Bafta-s.

Skenaristi vdiq të premten në mbrëmje, pas një "beteje të gjatë dhe të rëndë me demencën", njoftoi familja e tij në një deklaratë. Ai ishte pranë të afërmve të tij kur ndërroi jetë.

Menaxheri i tij Tessa Le Bars tha: "Kam pasur nderin e madh për të punuar me Ray për më shumë se 50 vjet dhe për 40 vitet e fundit si menaxher dhe mik i tij.

Me bashkë-shkrimtarin e tij të përjetshëm, të ndjerin Alan Simpson, ata u konsideruan si baballarët dhe krijuesit e sitkomit britanik".
Shtuar më 06/10/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori