Ndërron jetë Mubarak?
Kanë nisur të qarkullojnë disa pyetje nëse gjendja shëndetësore e liderit të dëbuar egjiptian, Hosni Mubarak, është kritike, apo nëse ai vërtet ka ndërruar jetë. Ndërkaq, Mubarak është në gjykim në vendin e tij.

Ai akuzohet për vrasjen e protestuesve gjatë trazirave në Egjipt gjatë muajit shkurt ku u vranë së paku 850 persona.

Nga Kajro vijnë lajme të ndryshme, mirëpo deri më tani burimet e lajmeve zyrtare qëndrojnë të heshtura.

Nga qeveria egjiptiane ende nuk është raportuar asgjë, mirëpo burime të “Eyewitness News” thonë se spitali ku është vendosur Mubarak është rrethuar nga shumë policë, të cilët nuk po lejojnë askënd të hyjë apo të dalë.

Eyewitness News” kishte folur me një mjek i cili i ka thënë se ish-presidenti egjiptian është i sëmurë rëndë.

Megjithatë, nëse ai ende jeton apo jo, ende mbetet e paqartë. /zëri/
Shtuar më 24/10/2011, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori