Rritja e çmimit të bukës, Rama i qetë: E vendos tregu, shqiptarët po blejnë ndryshe nuk do rritej! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku shpalli gjendjen e emergjencës për mungesën e energjisë elektrike dhe rritjen çmimeve në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se kriza pritet të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm duke shtuar se edhe pas krizës, çmimet nuk do të ulen siç ishin më para.

Kryeministri foli dhe për çmimin e bukës i cili ka pësuar rritje në muajt e fundit duke deklaruar se Shqipëria ka forcë konsumatore se ndryshe sasia e bukëve të prodhuara do të ngeltë pa shitur.

Rama ua la përgjegjësinë tregut, duke mos thënë asnjë fjalë për Autoritetin e Konkurrencës, duke shtuar se e vetmja gjë që mund të bëjë qeveria është të mbajë çmimin e ulët të energjisë për furrat e bukës.

“Bukën sot shteti e mban cmimin e furnizimit me energji të furrave të bukës një cmim preferencial të kontolluar.

Deri këtu mund të shkojë shteti dhe rritja e përhgjithshme e cmimeve është një proces i pandalshëm që në vitin ‘90 kur kemi hyrë në këtë sistem. Cmimet ngrihet dhe ulen sipas kërkesës dhe ofertës…”- tha Rama.  /albeu.com/


Shtuar 8.10.2021 10:28