Ndërron jetë Harles Aznavour, i njohur edhe si Frank Sinatra francez
Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare këngëtari legjendar franko-armen Harles Aznavour, i njohur edhe si Frank Sinatra francez për shkak të stilit të tij melankolik.

Ai ka shitur më shuëm se 100 milionë disqe në më shumë se 80 vende të botës dhe ka të regjistruara mbi 1400 këngë, 1300 prej të cilave e mbajnë autorësinë e tij.

Aznavour, i lindi në Paris, nga prindër armenë. Ai ishte fëmijë i Micha Aznavourian, një emigrant armen me origjinë nga Akhaltsikhe, Gjeorgjinë e sotme, dhe i Knar Baghdassarian, një emigrante armene me origjinë nga Smirna, në Turqi.

Kantautor, interpretues dhe aktor teatral me origjinë armene, Aznavour ishte edhe diplomat që merrej posaçërisht me çështjen e vendit të tij të origjinës. Aq sa, vitin e kaluar, në Erevan, kryeqytet i Armenisë, qeveria armenase ia ka dorëzuar çelësat e Muzeut Aznavour, ende në fazën e mbarështimit. Për të, tregonte shpesh nëpër intervista, skena ishte më shumë se shtëpi dhe ideja e tij e vdekjes ishte ajo e “daljes në pension dhe e të mos kënduarit më”.
Shtuar më 01/10/2018, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori