Ndërron jetë aktori italian Gulianno Gemma
Aktori i njohjur Italian, Giuliano Gemma ka humbur jetën në një aksident të ndodhur një ditë më parë në afërsi të Romës. Edhe pse 75-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Gemma e nisi karrierën e tij si actor në vitin 1962. Ai u bë i fashmëm për rolet e tij në filmat “Western” si “Një pistoletë për Ringon”, “Dita e Zemërimit”. Ai fitoi çmimin David di Donatello, një nga më të rëndësishmit në Itali, për rolin e tij në filmin e vitit 1976, “Shkretëtira e Tartarëve”.
Shtuar më 02/10/2013, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori