Nderohet personi që tentoi t'i marrë armën terroristit (FOTO LAJM)

Një viktimë pakistaneze e sulmit të Christchurch, i cili u vra duke u përpjekur ta ndalojë sulmuesin, do të shpërblehet pas vdekjes në vendin e tij të lindjes për guximin e treguar.

Kryeministri Imran Khan njoftoi se çmimi i trimërisë do t’i jepet këtij njeriu të dielën. Ai quhet Naeem Rashid.

Zyra e jashtme e Pakistanit ka konfirmuar se nëntë shtetas të saj janë vrarë në sulmet masive në xhami në qytetin e Zelandës së Re, me ç’rast u vranë 50 njerëz të premten e kaluar.

Në videon e masakrës shihet një njeri që qëllohet në momentin kur i afrohet sulmuesit, ndërsa të tjerët ikin.

Njeriu besohet të jetë Rashid, por fytyra e tij është e paqartë në këto pamje dhe ai ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

“Pakistani është krenar për Naeem Rashidin. i cili u martirizua duke u përpjekur për t’i ndaluar terroristët e supremacistit të bardhë dhe guximi i tij do të njihet me një çmim kombëtar”, tha kryeministri Khan të dielën, raporton Express.Pakistani ka disa çmime për të njohur trimërinë civile dhe Khan nuk ka specifikuar se cila do t’i jepet Rashidit, i cili vdiq gjatë sulmeve terroriste.
Shtuar më 19/03/2019, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori