Ndërhyrja ruse në zgjedhje, 14 ditë burg për ish-ndihmësin e Trump
Ish-ndihmësi i fushatës së Donald Trump, George Papadopoulos, është dënuar me 14 ditë burg në lidhje me çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Papadopoulos u deklarua fajtor në tetor, pasi u vërtetua se kishte gënjyer agjentët e FBI-së. Mueller kishte kërkuar 6 muaj burg për të. Sipas memorandumit të Mueller për gjyqtarin, Papadopoulos gënjeu për kontaktet e tij me njerëz që pretendonin se kishin lidhje me zyrtarët e lartë rusë, duke përfshirë takimin e tij me një profesor.

“Krimi i të pandehurit ishte serioz dhe shkaktoi dëme në hetimin e qeverisë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, thuhej në memorandumin e dorëzuar nga Mueller.

“I pandehuri gënjeu për të fshehur kontaktet e tij me rusët dhe ndërmjetësit rusë gjatë fushatës dhe bëri deklaratat e tij të rreme ndaj hetuesve më 27 janar 2017, në fillim të hetimit, kur vendimet kryesore hetimore, duke përfshirë atë për intervistë dhe kur, ishin duke u marrë”, tha Mueller.
Shtuar më 07/09/2018, ora 23:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori