Modelja kiljane e revistës “Playboy”, Daniella Chavez, e cila në të shkuarën është komentuar për lidhjen me Cristiano Ronaldon, i ka surprizuar të gjithë, teksa ka vendosur të blejë një skuadër futbolli të Rancagua Sur që milioton në kategorisë e tretë në Kili.
34-vjeçarja seksi, e cila numëron 13 milionë ndjekës në “Instagram” ka bërë premtimin e madh për të çuar skuadrën që ajo ka blerë në elitën e futbollit kilian.
“Së shpejti ata do të shkojnë në kategorinë kryesore të futbollit kilian. Një sfidë ndryshe, por një sfidë e bukur, sepse është një pjesë e qytetit tim. Ne do të japim gjithçka”, ka shkruar modelja.
Kujtojmë që në vitin 2015, Daniella Chavez, bëri bujë me deklaratën e saj, teksa pretendoi se kishte fjetur me cristiano Ronaldon, teksa ylli portugez ishte në lidhje me Irina Shayk.