Mustafa Nano për këngëtaren shqiptare: Më ka ardhur në studio një personazh i çuditshëm (FOTO LAJM)

Këngëtarja Rovena Stefa thotë se muzika duhet ta kishte mbushur këto kohë pandemie ku njerëzit kanë qenë të stresuar, por tani po shihet si gjë luksi.

“Është ndryshe në shtëpi, ndryshe në bar, në koncert, është si të më thuash mua të këndoj pa publik, është e pamundur, nuk bëhet. Tani na vlon zemra për të kënduar, mezi pres të filloj prap të performoj’, tha ajo në “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano.

Moderatori: Më ka ardhur në studio një personazh i çuditshëm.

Këngëtarja: Pse i çuditshëm

Moderatori: Po nga veshja, nga flokët, të pashë me tatuazhe.

Këngëtarja: Cuditshëm për mirë apo për keq?

Moderatori: Për mirë , se kjo është studio ku vijnë njerëz që janë të botës politike, mediatike, e flitet për gjëra serioze, por muzika është gazmore.

Gjatë intervistës këngëtarja theksoi se ende edhe sot ka këngë që i kanë rezistuar kohës. Ndërsa u ndal të fillimet e sa si këngëtare, Stefa tregoi se ishte një terren i vështirë, që shpeshherë të shkelen edhe të drejtat.

“Në media duhet të transmetohet 70 % muzikë shqip, kjo është ndihmuese edhe për ne”, u shpreh Stefa.

Artistët shpjegoi këngëtarja hasen me shumë vështirësi, duke u detyruar që shumë të gjëra artistike ti realizojnë edhe vetë.

“Që një artist të mbijetojë duhet të ketë shumë talente. Të ardhurat tona vijnë nga koncertet, dasmat, por disa nga datat janë anuluar për shkak të pandemisë”, u shpreh këngëtarja.


Shtuar 13.06.2020 09:44