Ndahet nga jeta sopranoja e famshme Montserrat Caballe
Këngëtarja e operas Montserrat Caballe, dueti i të cilës me Freddie Mercury-n u bë himni i Lojërave Olimpike të Barcelonës në 1992, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Ajo vuante nga probleme shëndetësore prej disa kohësh dhe ishte shtruar në spitalin e barcelonës, muajin e shkuar. karriera e saj shtrihet në gjysmë shekulli.

Ajo ka kënduar në operan e Bazelit dhe atë të Bremenit para shpërthimit të saj ndërkombëtar në 1965, në Carnegie hall të New Yorkut. Ajo performoi me Operan Metropolitane, operan e San Franciskos dhe atë të Vienës duke u shfaqur përkrah emrave të mëdhenj si Luciano Pavarotti dhe Placido Domingo.

Kënga “Barcelona” u publikua në 1987, por u bë më pas u bë himni i Lojërave Olimpike të 1992, një vit pas vdekjes së Mercury-t. Caballe këndoi në ceremoninë e hapjes me Domingon dhe Jose Carreras.

Montserrat Caballé lindi në Barcelonë dhe në moshën nëntë vjeçare u pranua në liceun e qytetit. U diplomua në 1953 dhe shkoi në Itali, ku këndoi në role modeste. Sidoqoftë, ajo u ngjit shpejt në skenat më prestigjoze të botës dhe kujtohet sot si diva e fundit e operas lirike.
Shtuar më 06/10/2018, ora 20:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori