Kryeministri Rama i shoqëruara nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Nderu, inspektuan ecurinë e punimeve në këtë zonë.

“Këto janë 80 apartamentet e reja. Janë edhe dy pallate të rivlerësuar për të shembur, së fundmi. Besoj që do të jenë edhe rreth 40 apartamente dhe me këtë e mbyllim në Lezhë”, – u shpreh zëvendëskryeministri Ahmetaj.

“Është punuar shumë mirë. E kemi inspektuar gjatë gjithë procesit. Kjo zonë ka qenë e amortizuar komplet. në fakt kanë qenë pallate të gjitha të amortizuara që nga tërmeti i ’79”, – tha kreu i bashkisë së Lezhës.

Kryeministri vlerësoi punën e bërë për transformimin e kësaj lagje.

“Kjo është bërë lagje fantastike se ishte shumë keq, edhe rrugën e kishte ibret fare”, – u shpreh Kryeministri.

80 apartamentet janë të ndara në 3 blloqe banimi ndërsa 80% e punimeve kanë mbaruar tashmë./albeu.com