Ndahet nga jeta ish-presidenti i Irakut Talabani
Pëlqej
Ish-presidenti irakian dhe lideri i kurdëve, Jalal Talabani është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Televizioni shtetëror irakian raporton se Talabani ka ndërruar jetë më 3 tetor në një spital në Gjermani.

Një mik i afërt i familjes dhe një zyrtar i lart kurd në Irbil, janë cituar të kenë thënë se Talabani ka vdekur pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar më 3 tetor.

Talabani kishte pësuar goditje më 2012 dhe ishte dërguar në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor.

Lideri veteran i përpjekjeve të kurdëve për vetëvendosje, ishte zgjedhur president më 2005, dy vjet pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-të, që hoqi nga pushteti diktatorin Saddam Hussein. /albeu.com/


Shtuar më 03/10/2017, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori