Ndahet nga jeta e ëma e Erdoganit
Tenzile Erdoan e ëma e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan sot përcillet për në udhëtimin e fundit. Trupi i Tenzile Erdoanit, pas namazit që do të falet në Xhaminë Fatih të Stambollit, do të varroset në varrezat Karacaahmet. Në ceremoni marrin pjesë shumë persona të ardhur nga mbarë Turqia dhe jashtë shtetit.

Pas lajmit të vdekjes të së ëmës së Kryeministri Erdoan, shtëpia në Kësëkllë e familjes Erdoan pati një fluks të madh vizitorësh.

Edhe Presidenti Abdullah Gyl, pas kontakteve në Ankara ka shkuar në Stamboll ku ka vizituar Kryeministrin Erdoan.

Paria shtetërore e përbërë prej personaliteteve të politikës, biznesit, sportit dhe artit pas lajmit kanë shkuar në shtëpinë e Kryeministrit për ngushëllime.

Ndërkohë, edhe Presidentja e Brazilit, Dilma Roussef e cila dje kreu kontakte zyrtare në Ankara, në orët e mbrëmjes shkoi në Stamboll.

Stacioni i parë i Presidentes ishte shtëpia e Kryeministrit Erdoan në Kësëkllë.

Nga ana tjetër edhe shumë liderë botërorë e kanë marrë në telefon Kryeministrin Erdoan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, Kryetari i Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas, dhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut Dervish Erollu, ishin ndër ata që ndanë hidhërimin me Kryeministrin Erdoan.

Kurse Kryetari i Shtetit të Sirisë Beshar Esad, Kryetari i Federatës së Rusisë Medevev, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev dhe shumë liderë të tjerë i kanë dërguar Kryeministrit Erdoan mesazhe ngushëllimi.
Shtuar më 00/00/0000, ora 00:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori