Ndahen çmimet Nobel për Fizikë
Komitei i Nobelit ka njoftuar se çmimin për këtë vit e kanë fituar tre fizikantë Ameriknë. Saul Perlmuter, Brajen Shmit dhe Edem Ries, kanë fituar çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2011.

Shkencëtarët në fjalë kanë zbuluar se zgjerimi i universit është duke përshpejtuar në vend se të ngadalësohet-ashtu siç mendohej më parë.

Çmimi Nobel për Mjekësi iu nda të hënën tre shkencëtarëve, gjetjet e të cilëve për sistemin e imunitetit të njeriut kanë mundur të ndihmojnë trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive dhe të kancerit.

Fillimisht, gjysma e këtij çmimi iu nda Brus Bojtlerit dhe Xhuls Hofmanit, ndërsa pjesën tjetër e fitoi kanadezi, Ralf Shtajnman.

Mirëpo, ky i fundit kishte vdekur më 30 shtator të këtij viti.

Edhe pse, sipas statutit të Nobelit nuk lejohet ndarja e çmimeve personave të vdekur, komiteti tha se nuk do ta ndryshojë vendimin. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori