Nato zhvendoset në godinë të re, mësoni sa ka kushtuar
Pëlqej
NATO, më në fund, pritet të transferohet sot në selinë e re, që vlen miliarda euro, pasi probleme teknike shkaktuan vonesa të shumta.

Transferimi i 4 000 punonjësve në selinë e re, që ndodhet pranë asaj aktuale në kryeqytetin belg, do të zgjasë 12 javë.

Gjithashtu, selia e vjetër do të shfrytëzohet gjatë periudhës së transferimit, sipas një zëdhënësi.

Fillimisht, kjo lëvizje ishte planifikuar në fillim të këtij viti, por u shty për shkak të problemeve të sistemin informatik në ndërtesën e re.

Sistemi do të ofrojë sigurinë e të gjitha komunikimeve elektronike të NATO-s, por gjithashtu do të kontrollojë mbikëqyrjen e të gjithë ndërtesës, me më shumë se 1 000 kamera dhe sisteme hyrëse me njohje të irisit të syrit.

Ndërtimi i selisë së re filloi në vitin 2010 dhe fillimisht u buxhetua në vlerën e 750 milionë eurove (830 milionë dollarë), por, shpenzimet u rritën dhe aktualisht kanë arritur vlerën e 1,17 miliardë eurove. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori