NATO vret 11 militantë të ISIS-it me dron
Një zyrtar afgan ka njoftuar se NATO ka vrarë 11 militantë të ISIS-it, përfshirë dy komandantë të lartë, në provincën lindore Nangarhar.

Zëdhënësi i shefit të policisë provinciale në Afganistan, Mohammad Hussain Mashraqiwal, ka thënë se dy komandantët e vrarë në sulmet e sotme me dron janë Mohammed Omar Sadiq dhe Omar Farooq dhe se gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Bill Salvin, ka konfirmuar se forcat amerikane kanë kryer sot sulme kundër-terrorizmit në Nangarhar, pa dhënë ndonjë detaj tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori