NATO tregon "muskujt" në Uells (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s, kryeministri britanik David Cameron shprehu domosdoshmërinë e krijimit të një force reagimi të shpejtë, multinacionale, kundrejt kërcënimeve për sigurinë në botë.

“Unë besoj se sot ne mund të biem dakord për krijimin e një force multi-nacionale që të jetë e gatshme të ndërhyjë kudo në botë. Ajo do të jetë pjesë e një force të reformuar të NATO-s me seli në Poloni.Terroristët duhet ta kenë të qartë se kërcënimet e trye vetëm sa do të ngurtësojnë vendosmërinë tonë për t’iu qëndruar vlerave tona” tha Cameroon.


Ndersa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u shpreh se themelet e sigurisë globale po sfidohen në një mënyrë që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.

“Kjo, me veprimet e Rusisë në Ukrainë, paqëndrueshmërinë dhe ekstremizmin e dhunshëm në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, me kërcënimet e reja në internet deri tek sulmet me raketa”, tha Rasmussen. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori