NATO, takim urgjent për Libinë
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Aleancës për të diskutuar gjendjen në Libi.

Para takimit që pritet të mbahet pasditen e së premtes, Rasmusen do të takohet me ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së për të diskutuar pasojat e krizës libiane dhe mundësitë e kufizimit të ndikimit negativ.

Rasmusen theksoi se përparësi duhet t'i jepet evakuimit dhe dhënies së ndihmës humanitare.
Shtuar më 25/02/2011, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori