NATO ka informuar se forcat separatiste
ruse në lindje të Ukrainës po largohen.
Megjithatë, sipas njoftimit të NATO-s, akoma ekzistojnë baza ushtarake
ruse në shtetin ukrainas.
“Ka pasur tërheqje të konsiderueshme të
forcave konvencionale
ruse nga brendia e Ukrainës, por mijëra të tjerë janë ende të vendosur në afërsi të kufirit”, tha zëdhënësi i NATO-s, Jay Janzen.
Zëdhënësi i NATO-s shpjegoi se është e vështirë të numërohet sesa trupa
ruse ndodhen aktualisht në territorin e shtetit të Ukrainës, pasi pro-rusët kanë nën kontroll disa pika kufitare.
NATO-ja po shpreson që Moska të tërhiqet nga qëndrimi i saj në Ukrainë, me qëllim që të ndalen edhe
konflikti i aramatosur mes
forcave të ushtrisë ukrainase dhe rebeleve
ruse.
Deri më tani
konflikti i armatosur ka shkaktuar mbi 3.200 viktima. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014,
ora 14:08