NATO reagon ashpër pas blerjes nga Turqia të raketave të Putinit
NATO ka kërcënuar shtetin turk pas blerjes së raketave ruse, duke theksuar se duke qenë pjesë e kësaj organizate duhej të vendosin bashkë për këto blerje.

Autoritete turke kanë blerë raketa të sistemit mbrojtës rus, tip S-400, pjesë të të cilit mbërritën sot.

“Është në dorën e aleatëve të vendosin se çfarë pajisje ushtarake blejnë, por jemi të shqetësuar për pasojat e mundshme të vendimit të Turqisë për të blerë sistemin S-400”, deklaroi një zyrtar i NATO-s.

“Ndërveprimi i forcave tona të armatosura është thelbësor për NATO-n për kryerjen e operacioneve dhe misioneve tona”, shtoi zyrtari duke përshëndetur edhe faktin që Turqia po punon edhe me aleatë të tjerë për zhvillimin e sistemeve mbrojtëse raketore me rreze të gjatë veprimi.
Shtuar më 13/07/2019, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori