Manastirliu: Më shumë se 1 milion e 90 mijë  vaksinime janë kryer deri më tani

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndësa ka postuar disa foto nga vizita e saj në Durrës ku po kryhet vaksinim me njësitë lëvizëse, ka zbuluar sa vaksina janë kryer deri më tani.

Ministrja shkruan se janë kryer më shumë se 1 milion e 90 mijë  vaksinime që nga fillimi i procesit.

“Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim

Më shumë se 1 milion e 90 mijë  vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi jetik dhe vetëm përmes vaksinimit do të frenojmë përhapjen e #Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.

***Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Sukth të Durrësit”, shkruan Manastirliu./albeu.com


Shtuar 21.07.2021 21:22