NATO: Nuk e kemi humbur luftën në Afganistan
Albeu.com
Komandanti amerikan i ISAF-t në Afganistgan, Gjeneral David D. McKiernan ka refuzuar thashethemet se forcat e koalicionit kanë humbur betejën e tyre përballë rebelëve talebanë.Ai mohoi këto thashetheme duke pohuar se për të vënë kontrollin në mbarë vendin dhe për të minimizuar ndikimin talebanë, ndihet nevoja e shtimit të forcave ushtarake. Ai theksoi se që nga ndërhyrja në Afganistan në vitin 2001, talebanët janë përpjekur të duken si më të fuqishëm se forcat qeveritare. “Fitoja nuk mund të korret vetëm me ushtarë. Ne kemi nevojë për më mbështetje. Afganistani është një vend me popullsi të madhe dhe me probleme të shumta”, ka thënë ai.
Shtuar më 13/10/2008, ora 18:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori