NATO, kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Korenë e Veriut
Pëlqej
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dalë kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Korenë e Veriut që do të kishte pasoja shkatërruese, sipas një interviste në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Përdorimi i forcës ushtarake do të kishte pasoja shkatërruese, mendoj se askush nuk e do këtë”, deklaroi Stoltenberg, i pyetur për retorikën luftarake të përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump për krizën koreano-veriore.

“SHBA-ja ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, por në të njëjtën kohë jam shumë i sigurt se askush nuk dëshiron një zgjidhje ushtarake”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori