NATO kritikon ashpër Kim Jong-un pas testit bërthamor
Pëlqej
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar ashpër sot testin e gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut.

“Kjo është një shkelje tjetër flagrante e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë atë të UNSCR 2321, të miratuar në nëntor 2016”, deklaroi Stoltenberg.

“NATO është e shqetësuar nga qëndrimi destabilizues i Phenianit, që përbën një kërcënim për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, theksoi si.

“I kërkoj Koresë së Veriut të respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe të lerë mënjanë të gjitha kërcënimet dhe veprimet që nxisin tensione dhe destabilitet”, tha Stoltenberg.

Koreja e Veriut deklaroi sot se kishte kryer me sukses një test të një bombe me hidrogjen, që mund t’i bashkohet në të ardhmen një rakete balistike ndërkontinentale. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori