NATO konsideron se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës
Albeu.com
Liderët e shteteve anëtare të NATO-së kanë komunikuar se në tërësi përkrahin angazhimet e kryeanegociatorit Marti Ahtisarit për të përmbyllur procesin e statusit.

Në Rigë të Letonisë ka vazhduar edhe sot samiti i NATO-s, në të cilin është diskutuar edhe çështja e Kosovës.

{nl}

“NATO mbetet e gatshme të reagojë në shpejtësi ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj ambientit të sigurtë. Ne do ta luajmë rolin tonë në zbatimin e premisave të sigurisë në marrëveshje dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me popullatën kosovare, me BE-në dhe me aktorët tjerë ndërkombëtarë, për të promovuar stabilitetin dhe për të ndihmuar në ndërtimin e sistemit të sigurisë së Kosovës i cili do të jetë i kontrolluar në mënyrë demokratike dhe i përfaqësuar etnikisht, dhe i cili do të gëzojë legjitimitet gjithkund në Kosovë.
Ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të standardeve, sidomos sa i përket sigurisë dhe të drejtave të komuniteteve dhe mbrojtjen e lokacioneve religjioze, si dhe luftimin e krimit e korrupsionit.
Në shprehim përkrahje të plotë ndaj të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtistarit, në përpjekjet e tij për të përfunduar procesin dhe ne thërrasim të gjitha palët të punojnë së bashku më të dërguarin e OKB-së në mënyrë konstruktive, që të tregojnë fleksibilitet dhe gjatë procesit të zbatojnë standardet ndërkombëtare dhe të marrin pjesë në institucionet lokale civile.
Kjo duhet të rezultojë me një marrëveshje që do të forcojë stabilitetin në Evropën Juglindore, që do të forcojë perspektivën e gjithë rajonit për integrime euroatlantike dhe që do te jetë e pranueshme për popullin e Kosovës”, thuhet ne deklaratën e NATO-s , sa i përket Kosovës, ku po ashtu përmenden edhe leksionet e misionit në Kosovë për gjendjen në Afganistan. rtk

Shtuar më 29/11/2006, ora 17:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori