NATO-ja dëshiron që statusi i Kosovës të zgjidhet brenda këtij viti
Albeu.com
Kështu tha të premten zëvendës kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s gjenerallejtënant Tomas Baptiste, në aeroportin e Prishtinës, pasi një delegacion 40 anëtarësh i këtij Komiteti vizitoi Kosovën.NATO-ja dëshiron që statusi i Kosovës të zgjidhet brenda këtij viti sipas kërkesës së Grupit të Kontaktit, por gjithçka varet nga Ahtisari. Kështu tha të premten zëvendës kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s gjenerallejtënant Tomas Baptiste, në aeroportin e Prishtinës, pasi një delegacion 40 anëtarësh i këtij Komiteti vizitoi Kosovën.


Gjenerali tha se KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë edhe pas statusit. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kater tha se asnjë lloj i dhunës nuk do të tolerohet as tash në prag të referendumit për kushtetutën e Serbisë e as gjatë zgjidhjes së statusit.
Shtuar më 21/10/2006, ora 12:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori