I shpëtoi bombardimeve të rusëve, gruaja sjell në jetë engjëllin e saj

Një grua shtatzënë, e cila arriti t’i shpëtonte shpërthimit të maternitetit në Mariupol, ka sjellë në jetë një vajzë.

CNN raporton se Mariana Vishegirskaya ishte në mesin e grave që ndodheshin në maternitetin e Mariupolit  dhe që i mbijetuan granatimeve. Ajo lindi fëmijën e saj në një spital tjetër të enjten.

“Mariana është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka quajtur vajzën Veronica. Ajo lindi mbrëmë në orën 22:30, foshnja është e shëndetshme dhe peshon rreth 3 kg”, tha tezja e saj, Tatiana Liubchenko e cila ndwr tw tjera, shpreh shqetësimin për të ardhmen që i pret në Ukrainë.

Trupat ruse bombarduan dy ditë më parë maternitetin në Mariupol, qytetin më të goditur nga sulmet. 7 persona mbetën të vdekur, ku mes tyre ishte dhe një fëmijë 6-vjeçar./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.03.2022 14:10