NATO deboi dy diplomate ruse
Albeu.com
NATO dëboi dy diplomatë rusë të përfshirë në një aferë spiunazhi, për të cilën, më herët, ishte dënuar edhe një zyrtar estonez pasi i kishte dorëzuar Moskës, sekrete lidhur me Aleancën Atlantike.Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja ‘The Financial Times’. ‘Mes diplomatëve të dëbuar, gjendet edhe djali i ambasadorit të Moskës në Bashkimin Evropian’. ‘Dy diplomatët rusë të dëbuar nga NATO bënin pjesë në një mision rus të Aleancës Atlantike dhe punonin gjithashtu si agjentë sekretë për Moskën, por nuk ishin të implikuar drejtpërsëdrejti në çështjen e spiunazhit estonez’, shkruante gazeta, duke cituar burime anonime të NATO-s. ‘Dëbimi i dy diplomatëve u vendos nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe nuk kërkon miratimin e 28 vendeve anëtare’, theksoi një diplomat i Aleancës Atlantike. (alsat)
Shtuar më 30/04/2009, ora 20:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori