NATO armatos deri në "dhëmbë" Turqinë
Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar që Turqisë t’i dërgohen aeroplanë luftarak dhe anije, me qëllim që të forcojë mbrojtjen kundërajrore në kufirin me Sirinë.

Këtë e ka thënë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke shtuar se qëllimi i kësaj pakoje të ndihmës pjesërisht ka të bëjë edhe me shmangien e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus, transmeton Republika.info.

Anëtarët e Aleancës Veriatlantike e kanë miratuar këtë plan, kurse tash duhet të vendosin se çka saktësisht do t’i dërgojnë Turqisë, ka thënë Stoltenberg në një intervistë për Reuters.

“Jemi marrë vesh për një pako të masave për Turqinë, duke pas parasysh situatën jostabile në rajon”, tha shefi i NATO-s, duke mos përmendur drejtpërdrejt intervenimin ushtarak të Rusisë në Siri.
Shtuar më 19/12/2015, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori