Një efektiv policie është
arrestuar nga kolegët në Gjermani pasi dyshohet për një seri vjedhjesh.
Polici i
arrestuar rreth 30-vjeç, dyshohet se ka kryer disa krime në provincën e Bavarisë, së bashku me një tjetër person, i cili gjithashtu është
arrestuar.
Ish-polici, dyshohet se ka vjedhur me forcë një telefon celular më 14 janar, e më pas e ka ofruar atë për shitje në internet me një çmim më të lirë sesa tregu.
Po atë mbrëmje, ata
grabitën një makinë nga një person në Sëifurt.
Ditën pasuese, 30-vjeçari dhe miku i tij depërtuan në dritaren e një dyqani argjendarësh në Bamberg dhe
grabitën bizhuteri me vlerë më shumë se 100 mijë euro.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 10:08