NASA tronditi boten: Dubai World po fundoset ne det (FOTO-VIDEO LAJM)
Albeu.com
Pas problemeve ekonomike, ja edhe ato statike: Dubai World, arkipelag artificial i rreth 300 ishujve të vegjël në formë të kontinenteve të botës, me gjasë po fundoset në det!Ky është konkluzioni që doli pas incizimeve më të reja të bëra nga astronautët e NASA-s nga stacioni ndërkombëtar në gjithësi, pasi në ato incizime vërehet se skajet e atyre ishujve po bëhen gjithnjë e më të parregullt dhe po i afrohen njëri-tjetrit, shkruan Daily Mail i sotëm.

FOTO GALERI:

Dubai, shembulli se si shkretetira behet metropol
Pas 321 metra hotelit të lartë Burj al-Arab, të ngritur në ishulli artificial në Dubai, pjesën më të pasur të Emirateve të Bashkuara Arabe, aty u ndërtua edhe një sistem ishujsh në formë të palmës, që thuhet të shihet edhe nga Hëna, kurse në fund edhe projekti Dubai World. Ai filloi të realizohet në vitin 2003 dhe pritej se aty do të vendosen vipat më të mëdhenj të botës, si Angelina Jolie e Brad Pitt, pastaj David Beckam etj.

FOTO GALERI:

Burj Dubai, ndertesa me e larte ne bote
Mirëpo, për shkak të krizës ndërtimi aty u ndërpre vet dhe duket se fare nuk do të përfundojë. Kjo, pasi në vjeshtë u përhap lajmi se Dubai me superpasuri në të vërtetë është në telashe të mëdha financiare. Kompania Dubai World ka kërkuar vjet shtyrjen e borxhit prej 18,6 miliardë euro. Recesioni ka penguar shumë investitorë të huaj, si Donald Trump, ta zëmë, që të investojnë para.

Hapja e paradokohshme e ngrehinës bindshëm më të lartë (828 metra) në botë, pyrgut Burj Dubai, të riemërtuar në Burj Kalifa, i solli publicitet të mirëseardhur Dubait dhe Emirateve, vendit ku borxhi publik arrin shifrën prej rreth 100 miliardë dollarë. Megjithë këtë mrekulli ndërtuese dhe luksoze, analistët mendojnë se pyrgu më i lartë në botë mund të jetë projekti i fundit megaloman i shtetit që shtrihet mbi naftë dhe zall. “Për shumë kënd e vetmja befasi është se është nevojitur kaq shumë kësaj kulle prej letre të rrëzohet”, shkruante para pak kohësh Daily Mail, duke e përshkruar Dubain si “përmendore e mendjemadhësisë dhe e pangopësisë”.


Ja videoja:

Shtuar më 03/02/2010, ora 23:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori