Humb kontrollin e motorit dhe rrëzohet, i riu nga Saranda transportohet me urgjencë në Tiranë

Një 22-vjeçar me iniciale A.S banues në Shëndëlli të Konispolit ka humbur kontrollin teksa ishte duke drejtuar motori dhe është rrëzuar.

Si pasojë e rrëzimit i riu ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com