Napolitano: Qeveri e re në kohë të shkurtër ose zgjedhje të reja
Presidenti Italisë Xhorxho Napolitano ka deklaruar pak orë më parë se duhej krijuar një qeveri e re ose vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.


Gjatë një deklarate për mëdiat ai i bëri thirrje klasës politike të veprojë shpejt për të dalë nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi.

Brenda një kohe të shkurtër ose do të krijohet qeveria e re që do mund të marrë besimin e parlamentit dhe më pas të gjitha vendimet e nevojshme ose parlamenti do të shpërbëhet për t’i dhënë start një fushate elektorale që do të mbahet brenda afateve më të shkurtra.”- thuhet në këtë deklaratë të presidentit italian Xhorxho Napolitano.

Napolitano është shprehur se krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord që ligji i stabilitetit financiar të miratohet brenda pak ditësh. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori