Napoli mbytet sërish nga plehërat
Pëlqej
Tetë mijë ton mbeturina të pambledhura në provincen e Napolit, dhe vetëm tre mijë ton prej tyre brenda në qytet. Jane keto disa nga shifrat e emergjences se mbeturinave qe duket gjithnje e me pa rrugedalje. Tanime qendrat e grumbullimit jane plot e perplot dhe nuk ka me vend per te mbledhur 600 ton plehera qe Napoli prodhon çdo dite.

Tanime neper rruge sinjalizohen insekte e minj dhe specialistet jane te shqetesuar per perhapjen e ndonje epidemie. Aq me shume qe ne disa zona pleherat kane zene dhe hyrjet e shkollave, gje qe ka shkaktuar zemerim te prinderve.

Por pas shume premtimesh te qeverise, çeshtja e mbeturinave ne Napoli po merr permasa europiane. Bashkimi Europian, nepermjet te derguares Pia Buccella, permbledh qendrimin e vet.

"Jemi dakort per dhenien e fondeve, me kusht qe te kete nje plan, por jo vetem ne leter, duam sigurine qe plani te zbatohet realisht ne territor”, thotë Buccella.

Guvernatori i Campania-s ka deklaruar se per te dale nga faza e krizes do te duhen dy-tre vjet. Ndersa eshte llogaritur qe per te hequr te gjitha mbeturinat e grumbulluara ne rrethin e Campanies, me qender Napolin, do te duheshin 56 vjet pune me ngarkese te plote te impianteve aktuale.
Shtuar më 23/11/2010, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori