Najs shfaq ne Hage filmime nga ekzekutimi i myslimane te Srebrenices
Albeu.com
Prokurori i Hages, Xhefri Nasj e ka shfaqur dje, ne gjykimin e Sllobodan Milloshevicit, filmin e ekzekutimit te gjashte myslimaneve te Srebrenices per te cilin ka pohuar se ne korrik te vitit 1999 e kane kryer pjesetaret e njesitit "Shkorpion" nga perberja e Ministrise se Puneve te Brendeshme (MUP) te Serbise.Deshmitari i mbrojtjes, ndihmesministri i atehershem i MUP, gjenearli Obrad Stevanovic ka deklaruar se filmimi eshte "gjeja me monstruoze qe ka pare" por ka mohuar se "Skorpionte" kane qene ne perberje te Resorit te Sigurimit Publik te MUP te Serbise, e as qe ndonjehere ka pasur pune me ta. Prokurori ne gjykate ka treguar pjese nga filmi dyoresh ku shihet se si grupi i njerezve me bereta te kuqe, nxjerr nga kamioni gjashte civile te lidhur dhe te frikesuar, i cojne ata duke share me fjale fyese ne nje tatepjetez dhe me nga nje plumb prapa shpine vrasin kater nga ata. Dy roberit tjere, sipas fjaleve te prokurorit Najs, kane qene te detyruar qe te zhvendosin trupat e pastaj dhe ata jane vrare. beta/bw
Shtuar më 02/06/2005, ora 15:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori