Nacionalistët skocezë: O sot, o kurrë
Pëlqej
Anëtari skocez i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Marco Biagi tha se referendumi që mbahet sot në Skoci është historik.

"Kjo nuk është një zgjedhje që e bëjmë shpesh. Ky nuk është si votim. Ky është një shans i vetëm për t'i bërë gjërat ndryshe në Skoci dhe për të ndryshuar rrënjësisht shoqërinë ku jetojmë", tha Biagi.

Sipas pretendimit të nacionalistëve skocezë, pavarësia do të bëjë që vëmendja mbi qytetarët e Skocisë të jetë e përhershme dhe jo njëherë në disa vjet, siç ndodh aktualisht. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori