“Na thanë se të gjithë do vdesim..” flasin dëshmitarët e sulmit në Las Vegas
Pas të shtënave në masë, një dëshmitare ka thënë se një grua i kishte thënë turmës se “të gjithë do të vdesin sonte”.

Pasi dëgjoi të shtënat, dëshmitarja ka shtuar se mendoi se kjo kishte të bënte ndoshta diçka me paralajmërimet e gruas.

Megjithatë, është e paqartë nëse incidenti në të cilin pjesëmarrës ishin një burrë dhe gruaja kishte ndonjë lidhje me të shtënat.

“Ata vetëm dukeshin si njerëz të zakonshëm”, ka thënë ajo.

Policia ka identifikuar Stephen Paddock, një burrë 64-vjeçar, si një njeri i armatosur i dyshuar. Si pasojë e të shtënave 58 persona humbën jetën dhe 515 mbetën të plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 20:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori