Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbinë e
pret një periudhë e vështirë për sa i takon çështjes së
Kosovës. Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç ka deklaruar se forcat politike që po angazhohen për “Shqipërinë e Madhe” pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë”. Sipas Vuçiç këto forca politike do të përdoren nga të huajt për t’i bërë
presion Serbisë që të pranojë pavarësinë e
Kosovës.
Ndërkohë Vuçiç vijoi të theksojë: “Ramush Haradinaj, ai është një politikan i rrezikshëm që
pret që Albin Kurti të ketë nevojë për një parti shqiptare për koalicionin dhe po bën
presion që të jetë aty, dhe më vonë të zgjidhet president i
Kosovës. Atëherë ata do ta kishin një koalicion për ‘Shqipërinë e Madhe ”.
Ai shtoi se pas kësaj, të huajt do t’i paraqisnin Serbisë idenë e njohjes së pavarësinë së
Kosovës si një zgjidhje kompromisi, për të parandaluar formimin e një “Shqipërie të Madhe”.
“Është e rëndësishme për ne që të përpiqemi të stabilizojmë Listën Serbe, të ruajmë forcën e saj dhe të përgatitemi për presione të mëdha”, tha Vuçiç për TV Prva.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 15:33