Na paskan hedhur hi syve, intrigat pas fototve të famshme të Princeshë Dianës (FOTO LAJM)

Çfarë ndodh në Las Vegas mbetet po në Las Vegas, por ajo që ndodh brenda familjes mbretërore nuk mund të ngelë kurrsesi brenda mureve të Pallatit të Buckingham-it. Për shembull edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, martesa e princeshës Diana dhe princit Charles është ende ndër temat më të diskutuara. Të gjithëve ne na është krijuar përshtypja se dimë çdo gjë për ta, por dita-ditës sa vjen dhe del ndonjë detaj i ri të shumë mistereve që mbuluan historinë e tyre.

Fotografitë e çiftit, të bëra kryesisht nga fotografi i familjes mbretërore, tregojnë në fakt, të njëjtën gënjeshtër: princi Charles është më i gjatë se princeshë Diana. Fotografi, qëllimisht ka dashur të vërë në dukje Charles është më i gjatë se Diana, në mënyrë që ai të krijojë përshtypjen e një ‘mburoje’ si dhe ky supozohet të jetë një çift ideal: burri më i gjatë se gruaja.

Diana “detyrohej” që në foto të qëndronte një shkallë më poshtë ose të peshonte në njërën këmbë për t’u dukur më e shkurtër se Charles dhe për të treguar pamjen harmonike të çiftit. Sipas ekspertëve, kjo gjë është bërë posaçërisht për të vënë në dukje statusin e Charles dhe rolin udhëheqës të tij në familje.
Shtuar më 23/10/2020, ora 09:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori