Në ujërat e detit të "vdekjes" ku humbin jetën me dhjetëra emigrantë (FOTO LAJM)

Një baba që po mbytet tenton dëshpërimisht të shpëtojë foshnjën e tij teksa 1800 emigrantë rrezikojnë gjithçka në kërkim të një jete më të mirë.

Këto pamje të tmerrshme janë fiksuar në Mesdhe gjatë një operacioni për të shpëtuar qindra burra, gra e fëmijë në një anije të improvizuar në brigjet e Libisë.

Operacioni i shpëtimit u krye nga një OJQ e quajtur ‘Proactiva Open Arms’ rreth 12 milje larg brigjeve të Libisë.

1800 emigrantë u shpëtuan, ndërsa dhjetëra të tjerë humbën jetën.

Ekipet e shpëtimit thanë se kjo ishte një prej ditëve më të ngarkuara në historinë e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori