Në pranga 5 persona, do krijonin "Shtetin e vetëshpallur Islamik Evropian"
Autoritetet spanjolle, gjermane dhe belge kanë bërë të mundur arrestimi e pesë personave nën dyshimin se po krijonin një rrjet të rrezikshëm dhe aktiv të Shtetit të vetëshpallur Islamik dhe po promovonin militantizmin islamik në këto tri vende.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka bërë me dije se katër nga të arrestuarit ishin spanjollë, ndërsa i pesti ishte maroken.

Dy nga të dyshuarit u kapen në Barcelonë, njëri në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Melilla, një në Bruksel dhe një në Upertal të Gjermanisë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2016, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori