Myslimania e vetme në Shtëpinë e Bardhë tregon pse u largua pasi Trump mori presidencën (VIDEO)
Zyrtarja e Këshillit për Siguri Kombëtare, Rumana Ahmed, ishte e vetmja grua myslimane me shami në Shtëpinë e Bardhë, kur u emërua presidenti i ri Donald Trump në Zyrën Ovale.

Ajo kishte arritur të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë vetëm tetë ditë pas ardhjes së Trumpit në krye të vendit.

Në një interviste dhënë revistës “The Atlantic”, ajo ka përshkruar eksperiencën e saj në administratën e presidentit të ri amerikan, transmeton Telegrafi.

“Më kanë punësuar në Shtëpinë e Bardhë, sapo përfundova fakultetin. Detyra ime ka qenë të promovoj dhe mbroj atë çfarë më së miri e përfaqëson vendi im. Kam qenë gruaja e vetme me hixhab, por në administratën e Obamës jam ndjerë gjithmonë e mirëpritur”, ka deklaruar ajo.

“Si shumica e myslimanëve, e kam kaluar gjithë vitin 2016 duke shikuar me habi dhe tronditje se si Donald Trump po degradonte komunitetin tonë. Pavarësisht kësaj-apo ndoshta pikërisht për këtë – vendosa të qëndrojë në mesin e stafit të Këshillit për Siguri Kombëtare gjatë administratës së Trumpit, dhe t’ia shpjegoj presidentit të ri dhe ndihmësve të tij një vështrim tjetër për Islamin dhe myslimanët e Amerikës. Por nuk kam mundur të duroj më shumë se tetë ditë”, ka shtuar ajo.

“Kur Trump dha urdhrin që t’ua ndalojë hyrjen në Amerikë qytetarëve nga shtatë vendet myslimane dhe të gjithë refugjatëve nga Siria, e kam ditur se më nuk do të mund të qëndrojë dhe të punojë për një administratë e cila mua dhe popullin tim nuk i shikon si bashkëqytetar por si kërcënim”, ka thënë Ahmed.

“Atë natë para se të largohesha jam përshëndetur me kolegët, shumica e të cilëve gjithashtu janë larguar. E informova këshilltarin e Trumpit në Dhomën e Lartë, Michael Anton me të cilin e ndaja zyrën, se unë po largohesha. Por më befasoi kur më pyeti nëse po largohen nga qeveria përgjithmonë, por unë vazhdova të ecja pa e thënë asnjë fjalë”, ka thënë për fund Ahmed. /albeu.com/

Myslimania e vetme në Shtëpinë e Bardhë tregon pse u largua pasi Trump mori presidencën

Shtuar më 28/02/2017, ora 22:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori