Murgesha spanjolle trondit Kishën: Maria nuk ka qenë e virgjër
"Maria nuk ka qenë e virgjër", ka qene kjo deklarata e një murgeshe argjentinase e cila jeton në Spanjë, e cila ka skandalizuar miliona njerëz, sidomos spanjollët.

"Unë besoj se Maria ishte e dashuruar me Jozefin, dhe se ishte një çift normal, dhe është normale që të kenë pasur marrëdhënie seksuale. Vështirë të besohet, e vështirë të kapërdihet (virgjëria) dhe shpesh herë kur tentohet të shpjegohet përfundon duke i bërë njerëzit për të qeshur, sepse mesazhi bëhet i pabesueshëm", tha Lucia Caram, gjatë emisionit "Chester in love".

"Seksi është një mënyrë për t'u shprehur, për të jetuar, për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë, dhe është pjesë përbërëse e të gjithë njerëzve, duke përfshirë edhe mua. Për Kishën seksi ishte një temë që konsiderohej i pistë dhe i fshehtë, por unë mendoj se është bekim'", tha Caram teksa theksoi se ajo ka 'hequr dorë nga seksi'.

Pas kësaj deklaratë që bëri bujë në media, ka reaguar peshkopi i kishës së Motër Lucias, i cili është shprehur i keqardhur për 'konfuzionin' e shkaktuar nga murgesha dhe theksoi se këto 'deklarata nuk janë në përputhje me besimin e Kishës', duke thënë se Maria "ka qenë e virgjër".

Murgesha pohon se pas këtyre deklaratave ka marrë kërcënime me vdekje dhe në një letër dërguar agjencisë së lajmeve "Efe", ka kërkuar falje "nëse dikush është ofenduar" nga fjalët e saj dhe konfirmon "besnikërinë dhe dashurinë ndaj Kishës dhe Ungjillit". /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2017, ora 08:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori