Mund të shohin edhe filma, Britania do të lejojë shoferët të heqin duart nga timoni
Britani bëhet vendi i parë në botë që lejon
shoferët të
heqin duart nga timoni në autostrada.
Teknologjia e
mbajtjes së korsive do t’u lejojë shoferëve të shikojnë filma, ose të dërgojnë tekste dhe email dhe thuhet se kjo do të mundësohet që nga kjo verë.
Sipas “The Sun”, kjo nuk do të lejohet ku
shoferët po udhëtojnë me shpejtësi 70 milje në orë.
Qeveria britanike do të legalizojë sistemin automatik të
mbajtjes së korsisë, teknologji në bord që merr kontrollin e plotë të një makine dhe e mban atë brenda korsisë së saj.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 09:41